PAS DIPLOMIMIT

Sektori i energjisë në Kosovë paraqet përparësinë konkurruese për Kosovën në krahasim me shtetet në rajon. Sektori i energjisë është një burim kryesor për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

 

Në bazë të raportit të Bankës Botëror me titull “Të bërit biznes në Kosovë 2014”, furnizimi jostabil me rrymë është një prej pengesave kryesore në të bërit biznes në Kosovë.

 

Për shkak se sektori i ndërtesave në Kosovë është një prej konsumuesve më të mëdhenjë të energjisë në Kosovë me rreth 40 %, kursimi i energjisë në ndërtesa bëhet një domosdoshmëri nëse dëshirojmë energji të mjaftueshme në Kosovë për furnizim dhe zhvillim ekonomik.

 

Nëse kësaj i shtohet edhe fakti se Banka Botërore së bashku me Qeverinë e Kosovës ka miratuar projektin për efiçiencë të energjisë në ndërtesa atëherë me vlerë prej 31 milion dollar, kjo i bën të diplomuarit më të punësueshëm në tregun kosovar të punës por edhe atë ndërkombëtar.



Pas diplomimit, ju mund të punoni në pozitë udhëheqëse në sektorin e energjisë, menaxher i licencuar i energjisë në ndërtesa e cila pozitë do të jetë obligative me ligj në Kosovë për secilën ndërtesë, auditor i energjisë por edhe të udhëheqni projektet e energjisë së ripërtrishme në Kosovë dhe rajon. Ju gjithashtu mund të punoni për qeverinë si këshilltar në projektet e efiçiencës së energjisë dhe enetgjisë së ripërtrishme.
 

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Konkurs pë regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2022-2023

Në bazë të vendimit të rektorit të Kolegjit ESLG Nr.prot. 1678, të...më shumë...

Të drejtat e studentëve

Të drejtat e studentëve si pjesë e projektit "Rritja e pjesëmarrjes së...më shumë...

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme të sigurimit të cilësisë në Kosovë

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme...më shumë...