PAS DIPLOMIMIT

Kosova dhe rajoni janë aspiruese për t’u integruar në Bashkimin Evropian. Kosovën e pret një punë shumë e madhe e përafrimit të legjislacionit të saj me të drejtën evropiane veçanërisht në fushën e të drejtës ekonomike evropiane.

 

Gjithashtu, sa më shumë që të zhvillohet ekonomikisht Kosova në të ardhmen më shumë kompani do të tregtojnë me kompanitë nga Bashkimi Evropian dhe do të plasojnë produktet e tyre në tregun evropian andaj njohuria e të drejtës evropiane ekonomike në aspekt të specializimit të ngushtë në këtë fushë do të ndihmonte kompanitë kosovare që më lehtë të eksportojnë mallrat e tyre në Evropë dhe që më lehtë këto mallra të i prodhojnë në pajtim me kërkesat e Bashkimit Evropian veçanërisht duke pasur parasysh faktin se një prej partnerëve kryesore tregtar të Kosovës është Bashkimi Evropian. 

Të diplomuarit nga ky program do të jenë në gjendje të vazhdojnë studimet e doktoratës në cilindo universitet modern në Bashkimin Evropian në programet e së drejtës evropiane.

 

Të diplomuarit do të jenë në gjendje të punojnë për sektorin qeveritar në përafrimin e legjislacionit kosovar me atë të Bashkimit Evropian në te drejtën ekonomike evropiane dhe në sferën e integrimit ekonomik evropian që është elementi kryesor i procesit të integrimit në BE.

 

Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të punojnë edhe për sektorin privat duke shërbyer si juristë për kompanitë kosovare të cilat tregtojnë me Bashkimin Evropian.
 

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Konkurs pë regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2022-2023

Në bazë të vendimit të rektorit të Kolegjit ESLG Nr.prot. 1678, të...më shumë...

Të drejtat e studentëve

Të drejtat e studentëve si pjesë e projektit "Rritja e pjesëmarrjes së...më shumë...

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme të sigurimit të cilësisë në Kosovë

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme...më shumë...