Ligjëratat në lëndën “Konceptet e Paluajtshmërive”

U mbajtën ligjëratat në lëndën “Konceptet e Paluajtshmërive” me profesoreshën sllovene Prof.Dr.Alenka Temeljotov Salaj në programin master Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infastrukturës në Kolegjin ESLG. Prof.Dr.Alenka Temeljotov Salaj përpos që është profesoreshë e lëndës Konceptet e Paluajtshmërive në Kolegjin ESLG është Dekane e Evropska Pravna Fakulteta v Novi Gorici në Slloveni.

Prof.Dr. Alenka Temeljotov Salaj është eksperte e mirënjohur në nivel botëror në fushën e menaxhimit të patundshmërive. Punimet e Prof.Dr.Alenka Temeljotov Salaj janë të botuara në revistat më të njohura botërore si Emerald, Facility Management, Journal of Real Estate Research etj.

Gjatë këtyre ligjëratave studentët e Kolegjit ESLG jo vetëm që kanë qenë në gjendje të mësojnë për karakteristikat e ndryshme që ndikojnë në vlerën e patundshmërive mirëpo ata gjithashtu kanë zhvilluar edhe kompetencat e hulumtimit në nivel ndërkombëtar duke u mësuar të hartojnë punime të publikueshme në revistat ndërkombëtare. Këto ligjërata janë mbajtur në formën e mësimdhënies së bazuar në hulumtim “research guided teaching” dhe janë të parat të këtij lloji të zhvilluara në ndonjë universitet në Kosovë.

Prapa

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Konkurs pë regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2022-2023

Në bazë të vendimit të rektorit të Kolegjit ESLG Nr.prot. 1678, të...më shumë...

Të drejtat e studentëve

Të drejtat e studentëve si pjesë e projektit "Rritja e pjesëmarrjes së...më shumë...

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme të sigurimit të cilësisë në Kosovë

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme...më shumë...