Studentja e Kolegjit ESLG fiton bursën Young Cell Scheme
Alba Boshnjaku, studente e vitit të tretë në Kolegjin ESLG, në të dy drejtimet Juridik dhe Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturës, është përfituese e bursës së plotë për ti vazhduar studimet master në Evropë, në kuadër të programit të Bashkimit Evropian për bursa post-universitare Round X of the Young Cell Scheme. Alba do ti ndjek studimet master në LLM Laws International and European Business Law (E drejta Biznesore Ndërkombëtare dhe Evropiane) në Universitetin Katolik në Leuven, Belgjikë.