Besa Zogaj Gashi
Besa Zogaj Gashi është anëtare e Këshillit Industrial të Kolegjit ESLG. Besa Zogaj Gashi është Drejtore Ekzekutive e IETL, përgjegjëse për zhvillimin dhe zbatimin e planeve, udhëheqjen e projekteve, krijimin e strategjive afatgjata, menaxhimin e rrjeteve dhe përfaqësimin e interesave të institutit në forume publike në realizim të misionit të IETL.
Zonja, Zogaj Gashi më parë shërbeu si Zëvendësministre në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) ku ajo menaxhoi dhe koordinoi disa projekte në MZHE në sektorin e Energjisë së Ripërtritshme, Efiçiencë të Energjisë , Minierave, Ndërmarrjeve Publike dhe Teknologjisë Informative dhe Komunikimeve. Në periudhën kur ishte në pozitën e zëvendësministre së bashku me Bankën Botërore ka iniciuar dhe zhvilluar projektin WoW (Gratë në Punë Online), i cili u implementua në 9 komuna, ku përfituan rreth 400 gra të reja. Qëllimi kryesor i iniciativës ishte forcimi i rolit ekonomik të grave, ulja e papunësisë duke u përqendruar në rritjen e mundësive të grave për të punuar nga distanca në internet në profile të ndryshme si: zhvillimin e web, dizajn grafik, marketing digjital, hulumtime dhe futjen të të dhënave.
Para kësaj, znj Zogaj Gashi shërbeu si Këshilltare e Tatimit në Pronë, në Projektin për Përmirësimin e Vazhdueshëm të Sistemit të Tatimit në Pronë në Kosovë, “ProTax2”, projekt i zbatuar nga Agjencia e Taksave Suedeze dhe Ministria e Financave e Republikës së Kosovës