Parandalimi i plagjiaturës
STRATEGJIA E PARANDALIMIT TË PLAGJIATURËS
1. Përfshirja e deklaratës së plagjiaturës në planprogramin e lëndës dhe spjegimi i plagjiaturës para se të fillojë lënda dhe përsëritja para çdo detyre
2. Mësimi i studentëve si të citojnë burimet;
3. Spjegimi dhe përsëritja
4. Politika e integritetit akademik të Kolegjit ESLG theksohet dhe nga studentët kërkohet që ta lexojnë atë në faqen e internetit të Kolegjit së bashku me Kodin e Etikës për Studentë;
5. Dikutimi i plagjiaturës me studentët duke ofruar raste të studimit se çka është e pranueshme dhe çka jo;
6.
Përsëritja se dorëzimi i punës së personit tjetër është e ndëshkueshme dhe si masë e fundit mundet të rezultojë edhe me përjashtim;
7. Studentët kërkohet që të dorëzojnë draftet para datës së verzionit final dhe reagimi i profesorit ofrohet deri dy herë;
8. Simulimi i procesit të recenzurës së artikujve shkencor në kuadër të punimit me ndihmën e asistentëve mësimdhënës;
Kolegji ESLG ka një Politikë Edukative dhe Parandaluese të Plagjiaturës;
Si pjesë e aspektit edukativ të Politikës Parandaluese mëposhtë mundeni t'i gjeni disa këshilla për studentët se si të shmangin plagjiaturën
UDHËZIM KUNDËR PLAGJIATURËS
GJATË HULUMTIMIT
1. Merr shënime;
2. Shënoni burimin e secilës ide, koncepti dhe teorie qoftë edhe nëse është vetëm strukturë;
GJATË SHKRIMIT
1. Përfshini të gjitha burimet në punim gjatë riformulimit. Mos pritni më vonë.
2. Parafrazoni dhe reformuloni me fjalët e juaja idetë që vijnë nga autorët tjerë. Mos u mbështetni thjeshtë në fjalët e të tjerëve;
3. Nëse përdorni fjali më të gjata se 35 fjalë, përdorni stilin e citimit në bllok;
4. Nëse keni ripërdorur punën e mëparshme, citojeni madje vetvetën;
PAS SHKRIMIT
1. Lexojeni edhe lektorojeni draftin e punimit dhe kontrolloni nëse i gjithë materiali është refencuar si duhet;