Shkëmbimi ndërkombëtar
Programi i shkëmbimit të studentëve
Kolegji ESLG është krenar për karakterin e tij ndërkombëtar nëpërmjet të cilit i ofron studentëve dhe studiuesve të tij mundësi për studime në institucionet në vijim:
- Universitetin Norvegjez për Shkencë dhe Teknologji;
- Fakultetin Evropian për Drejtësi nga Nova Gorica;
- Fakultetin për Studime Qeveritare dhe Evropiane nga Brdo;
- Universitetin Graceland nga Iowa në Shtetet e Bashkuara;
- Fakulteti i Menaxhmentit nga Universiteti i Primorskas;
Programi i Shkëmbimit të Studentëve përmirëson karakterin tonë ndërkombëtar duke promovuar dhe zhvilluar mundësitë për studime në rajon dhe jashtë vendit.
Programi i shkëmbimit të profesorëve
Profesorët tanë të dalluar nga Sllovenia përfshijnë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, kryetarë të gjykatës supreme, ish ministra, dhe profesionistë tjerë ndërkombëtar të cilët në orët e mësimit sjellin përvojë të madhe me veti. ESLG ka themeluar Programin për Shkëmbim të Profesorëve për tju mundësuar ligjëruesve të rinjë dhe dinamik nga Kosova që të përfitojnë nga programi i shkëmbimit akademik me Fakultetin Evropian të Drejtësisë nga Nova Gorica dhe u ofron atyre mundësi të mësimdhënies në kuadër të institucionit amë në EVRO-PF.