Integriteti në hulumtim
Integriteti në hulumtim i Kolegjit ESLG mbështet vlerat themelore si në vijim:
• Besimi
• Korrektësia
• Ndershmëria
• Përgjegjshmëria
• Respekti
Integriteti në hulumtim i Kolegjit ESLG rregullohet me Politikën e Integritetit në Hulumtim të Kolegjit ESLG, i cili definon aspektet si në vijim:
• detyrimet dhe përgjegjësitë e komunitetit hulumtues në Kolegjin ESLG;
• keqsjelljen në hulumtim, e cila është e definuar në mënyrë të ndarë edhe në kuadër të Politikës së Integritetit Akademik të Kolegjit ESLG;
• procedurat që duhet të inicohen nëse ka bazë të arsyeshme për të dyshuar se keqsjellja në hhulumtim ka ndodhur;
Keqsjellja në hulumtim
Keqsjellja në hulumtim nga stafi akademik dhe studentët është si në vijim:
a. Fabrikimi i të dhënave hulumtuese, ku përfshihet fabrikimi i të dhënave, materialeve burimore, metodave hulumtuese dhe rezultateve hulumtuese
b. Falsifikimi i të dhënave hulumtuese, që përfshin manipulimin e të dhënave, metodave dhe rezultateve hulumtuese pa njohje të duhur;
c. Plagjiatura përfshin prezentimin e punës së publikuar ose papublikuar të të tjerëve si tënden, përfshirë teoritë, konceptet, të dhënat, materialet burimore, metodat hulumtuese pa referencim të duhur;
d. Mungesa e njohjes së kontributit të të tjerëve, përfshirë shfrytëzimin e materialit të papublikuar të të tjerëve pa lejen e tyre;
e. Atribuimi i autorësisë personave tjerë që nuk kanë kontribuar sa duhet në pajtim me përmbajtjen intelektuale, përfshirë pranimin për t'u listuar si autor edhepse nuk ka qenë e duhur sa i përket kontributit dhe disiplinës kërkimore;
f. Vetë-plagjiatura dhe publikimi i përsëritur ku publikimi vetanak paraprak ripublikohet pa njohjen adekuate të burimit apo pa dhënë arsyetim.
g. Dështiimi për të mbrojtur hulumtuesit, subjektet njerëzore, shëndetin dhe sigurinë e publikut apo mirëqenies së kafshëve në laborator;
h. Dështimi për të zbuluar konfliktin e interesit sa i përket Kolegjit ESLG dhe sponzorëve hulumtues;
i. Keqmenaxhimi financiar i fondeve kërkimore dhe projekteve kërkimore të Kolegjit;
j. Listimi i emrave të bashkëaplikantëve, partnerëve në grante dhe bashkëautorëve në artikuj, abstrakte konferencash dhe artikuj resvistash pa lejen e tyre me shkrim apo eksplicite;