E drejta për siguri
Konventa e të Drejtave të Studentëve, Nenet 7-8
7 - Kolegji ESLG është i detyruar të mbajë kushte të sigurta dhe të përshtatshme të të mësuarit dhe studimit.
8 - Kolegji ESLG është i detyruar të sigurojë që të merren masa adekuate për të mbrojtur sigurinë e studentëve në pronën e Kolegjit.
Kodi i Etikës për Studentët, Neni 4.1, Paragrafi 1
4.1 Sjellja e pahijshme i përket një prej kategorive të mëposhtme:
1. Sjellja që shkakton lëndime personale, ofendime ose shqetësime për një person tjetër, ose që shkakton dëmtim të pasurisë dhe rendit të Kolegjit brenda dhe jashtë ambienteve të Kolegjit;