Kushtet për pranim në programet baçelor
Kriteret për pranim në vitin e parë të studimeve janë paraqitur mëposhtë:
• Shkollimi i mesëm i përfunduar me notë mesatare së paku 3.5;
• Kryerja me sukses e provimit të maturës;
Në rast të numrit të kufizuar të regjistrimeve, Komisioni për çështje të pranimit të studentëve i jep peshën si në vijim kritereve të mëposhtme:
• Nota mesatare - 70 %;
• Rezultatet e testit të maturës - 30 %;
Kriteret për pranim në vitin e dytë të studimeve si student transfer janë paraqitur mëposhtë:
• Të gjithë studentët të cilët e kanë kryer Shkollën e Lartë Profesionale sipas ish sistemit jugosllav në fushat si në vijim: a) shkencat administrative dhe afariste; b) juridik; c) matematikë; dhe d) arkitekturë, ndërtimtari dhe gjeografi kanë të drejtë të regjistrohen në vitin e dytë të studimeve me obligim për të dhënë tre provime diferenciale të programit baçelor në Menaxhimin e Patundshmërive si 1) E drejta pronësore; 2) Hyrje në planifikim Hapësinor; dhe 3) Vlerësimi i paluajtshmërive;
• Të gjithë studentët të cilët kanë dhënë provimet e së paku 42 ECTS kredive në programet tjera të akredituara në Kosovë dhe jashtë vendit me notë mesatare së paku 8.0 në lëndët planprogrami i së cilëve është së paku 70 % i ngjashëm me lëndët që ofrohen në Kolegjin ESLG;
Kriteret për pranim në vitin e tretë të studimeve si student transfer janë paraqitur mëposhtë:
• Të gjithë studentët të cilët kanë kryer studimet themelore në fushat si në vijim: a) shkencat administrative dhe afariste; b) juridik; c) matematikë; dhe d) arkitekturë dhe ndërtimtari me obligim për të dhënë së paku katër provime diferenciale të programit baçelor në Menaxhimin e Patundshmërive si 1) E drejta pronësore; 2) Hyrje në planifikim hapësinor; 3) Arkitekturë dhe 4) Vlerësimi i Paluajtshmërive;
• Të gjithë studentët të cilët kanë dhënë provimet e së paku 102 ECTS kredive në programet tjera të akredituara në Kosovë dhe jashtë vendit me notë mesatare së paku 8.0, në lëndët planprogrami i së cilëve është së paku 70 % i ngjashëm me lëndët që ofrohen në Kolegjin ESLG;