Informatat për programin
Misioni i programit nën vlerësim është që të zhvillojë liderët e së ardhmes në industrinë e ndërtimit dhe pasurive të paluajsthme në Kosovë, duke futur në to edhe vlerat e ndërtimit të qëndrueshëm, efikasitetin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit.
Objektiva kryesore strategjike e programit është që të avancojë njohuritë gjithëpërfshirëse të pasurive të paluajtshme për urbanizim të qëndrueshëm në Kosovë përmes mësimeve inovative të bazuara në hulumtime.
Si objektiv tjetër strategjik i programit nën vlerësim është edhe pajisja e liderëve dhe menaxherëve të industrisë së ndërtimit me njohuritë dhe shkathtësitë më të azhurnuara të industrisë, në mënyrë që atyre të ju mundësohet që të udhëheqin në mënyrë inovative nëpër organizatat e tyre, pastaj të rrisin performancën, efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e sektorit të pasurive të paluajsthme në Kosovë, si dhe t'i edukojmë mbi rëndësinë e sektorit të ndërtimit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme në mënyrë të qëndrueshme, duke kursyer energji dhe duke u miqësuar me mjedisin.
Misioni i programit korrespondon me misionin e përgjithshëm të Kolegjit ESLG në atë mënyrë, që liderët e së ardhmes në industrinë e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme në Kosovë të kenë mundësi të zhvillohen përmes ofrimit të arsimit parësorë në menaxhimin e pasurive të paluajtshme, përmes metodologjisë unike të mësimdhënies dhe lëndëve unike të cilat që ndëlidhen ngushtë me nevojat e tregut të punës në sektorin e ndërtimit.
Objektivat kryesore të programit studimor janë këto si në vijim:
- Të avancojë njohuritë gjithëpërfshirëse ne fushen e pasurive të paluajtshme për një urbanizim më të qëndrueshëm në Kosovë, e kjo arrihet përmes mësimdhënies inovative të bazuar në hulumtime;
- Të pajisen liderët dhe menaxherët e industrisë së ndërtimit me njohuritë dhe aftësitë më të azhurnuara të industrisë;
- Të ju mundësohet atyre që të udhëheqin në mënyrë inovative nëpër organizatat e tyre, të rrisin performancën, efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e sektorit të pasurive të paluajsthme në Kosovë;
- T'i edukojë ata në lidhje me rëndësinë e ndërtimit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme në mënyrë të qëndrueshme, duke kursyer energji dhe duke qenë miqësor me mjedisin
Objektivat e tjera të programit janë si më poshtë:
- Të aftësojë studentët që të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në një spektër më të gerë disiplinash si në fushën e pasurive të paluajtshme, ekonomisë dhe financave të pasurive të paluajtshme, vlerësimin e pasurive të paluajsthme, ndërmarrësinë e pasurive të paluajsthme dhe regjistrimin e pasurive të paluajtshme.
- T'u mundësojë studentëve të zhvillojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre në ndërtesat e qëndrueshme me energji efiqiente, duke fituar në këtë mënyrë kompetenca dhe aftësi në arkitekturën e qëndrueshme, materialet e qëndrueshme ndërtimore, dizajn të qëndrueshëm të ndërtesave dhe menaxhimin e qëndrueshëm të objekteve. Pra, të diplomuarit e programit do të marrin parasysh aspektet e qëndrueshmërisë, kursimit të energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit në të gjitha fazat e ndërtimit, duke filluar që nga faza e planifikimit dhe seleksionimit të zonës e deri tek faza e ndërtimit, mirëmbajtjes, funksionimit dhe demolimit.
- Të aftësojë studentët që të fitojnë pozita udhëheqëse në sektorin e ndërtimtarisë përmes fitimit të shkathtësive në zhvillimin e pasurive të paluajtshme dhe partneriteteve publiko private;
- Të aftësojë studentët që të fitojnë njohuri dhe aftësi në hartimin dhe zbatimin e infrastrukturës komunale dhe energjisë në projekte të ndryshme të zhvillimit të pasurive të paluajtshme;
- Të aftësojë studentët që të fitojnë njohuri në teknikat kuantitative të investimeve në pasuri të paluajtshme, duke zhvilluar në këtë mënyrë shkathtësi në përdorimin e teknikave kuantitative të investimeve, përkatësisht në projektet e zhvillimit të pasurive të paluajtshme;
- T'u mundësojë studentëve të bëhen liderë në menaxhimin e sektorit të ndërtimeve në Kosovë dhe rajon, të bëhen lider në inovacion, strategji, partneritet, negociata dhe menaxhimin e rreziqeve;
- Të zhvillonjë pasion në kërkime në mesin e studentëve, si dhe të zhvillojnë të menduarit strategjik midis tyre.
Rezultatet e synuara të mësimnxënies janë si në vijim:
- Pas përfundimit të programit, studentët do të jenë në gjendje:
- Të kuptojnë fushën e industrisë së pasurive të paluajtshme;
- Të kuptojnë ligjet, rregullat dhe rregulloret e studimeve dhe industrisë;
- Të kuptojnë sesi dizajnet arkitekturore mund t'i shtojnë vlerë pasurive të paluajtshme duke kursyer energji;
- Të kuptojnë se si përdorimi i materialeve të qëndrueshme ndërtimore mund t'i shtojë vlerën pasurive të paluajtshme dhe të kursehet energji;
- Të kuptojnë format e ndryshme të zhvillimit dhe dizajnit të qëndrueshëm urban;
- Të kuptojnë investimet dhe transaksionet e pasurive të paluajtshme;
- Të kuptojnë hapat kryesorë të ndërmarrësisë në projektet e zhvillimit të pasurive të paluajtshme;
- Të vlerësojnë në mënyrë kritike partneritetet publike-private;
- Të kuptojnë dhe vlerësojnë në mënyrë kritike sistemin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në kadastër dhe regjistrin e të drejtave të paluajtshme;
- Të vlerësojnë në mënyrë kritike sistemet e energjisë të implementuara në një ndërtesë;
- Të kuptojnë format e ndryshme të ndërtimit që kursejnë energji, llojet e izolimit dhe thithjen e energjisë në ndërtesa;
- Të zabtojnë menaxhimin e qëndrueshëm të objekteve gjatë fazës së operimit të atij objekti;
- Të mësojnë se si të zbatojnë simulimet e Monte Carlos, analizën e ndjeshmërisë dhe shpërndarjen e probabilitetit në parashikimin e çmimeve të pasurive të paluajtshme në sektorin e ndërtimeve në Kosovë;
Vërejtje: Programi është i akredituar për kohëzgjatje prej 3 vjetëve nga 2020 deri 2023 me 80 vende të studimit të lejuara. Vendimin pë akreditim nga KSHC mund t'a gjeni këtu.