Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës - Bachelor
Misioni i programit është të ofrojë arsimim të cilësisë së lartë duke zhvilluar njohuri të zbatueshme dhe aftësi unike që u shërbejnë të diplomuarve dhe punëdhënësve në tregun e punës në industrinë e ndërtimit, duke kontribuar në frymën e ndërmarrësisë dhe rritjen e qëndrueshme të industrisë.
Qëllimi kryesor strategjik i programit është të zhvillojë aftësi dhe njohuri unike për një menaxhim efektiv dhe profesional të çështjeve ligjore, investimeve dhe transaksioneve të pasurive të patundshme duke u bërë shtytësit e ndryshimeve të industrisë së ndërtimeve.
Qëllimi tjetër strategjik i programit nën vlerësim është pajisja e studentëve me aftësi ndërdisiplinore që mund të transferohen shumë lehtë nga një sektor në tjetrin brenda industrisë së ndërtimit, si një nga kontribuesit më të mëdhenj në rritjen e BPV-së, investimeve të huaja të drejtpërdrejta dhe punësimit në Republikën e Kosovës.
Misioni i programit korrespondon me misionin e përgjithshëm të Kolegjit ESLG në atë mënyrë që njohuritë e zbatueshme dhe aftësitë unike që u shërbejnë të diplomuarve dhe punëdhënësve në tregun e punës të industrisë së ndërtimit, duke kontribuar në frymën e ndërmarrësisë dhe rritjen e qëndrueshme të industrisë mund të zhvillohen vetëm përmes ofrimit të të arsimit të cilësisë së lartë në fushën e Menaxhimit të Pasurive të Paluajtshme përmes metodologjisë unike të mësimdhënies dhe lëndëve unike që lidhen fort me nevojat e tregut të punës të sektorit të ndërtimtarisë.
Objektivat kryesore të programit të studimit janë paraqitur si mëposhtë:
- Të zhvillojë aftësi dhe njohuri unike për menaxhimin efektiv dhe profesional të çështjeve ligjore, investimeve dhe transaksioneve të pasurive të patundshme duke u bërë shtytësit e ndryshimeve të industrisë;
- Pajis studentët me aftësi interdisiplinare që mund të transferohen lehtësisht nga një sektor në tjetrin brenda industrisë së ndërtimit si një nga kontribuesit më të mëdhenj në rritjen e BPV-së, investimeve të huaja të drejtpërdrejta dhe punësimit në Republikën e Kosovës;
- Të aftësojë studentët të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në një spektër disiplinash në fushën e ligjit të pasurive të patundshme, ekonomisë dhe financave të pasurive të patundshme, vlerësimin e pasurive të patundshme, regjistrimin e pasurive të patundshme dhe menaxhimin e infrastrukturës;
- Të aftësojë studentët të fitojnë njohuri dhe aftësi në hartimin dhe zbatimin e infrastrukturës komunale, energjetike dhe rrugore në projekte të ndryshme të zhvillimit të pasurive të paluajtshme;
- Të aftësojë studentët që të kuptojnë faktorët kryesor determinues që ndikojnë në tregun dhe çmimin e paluajtshmërive si aspekti demografik, të ardhurat për kokë banori dhe normat e interesit;
- Të aftësojë studentët të fitojnë njohuri në menaxhimin, mirëmbajtjen dhe funksionimin e objekteve;
- Të zhvillojë pasion te studentët për kërkime dhe inovacione në fushën e menaxhimit të pasurive të paluajtshme në mënyrë që ata të bëhen shtytësit e ndryshimeve të industrisë;
Rezultatet e synuara të mësimnxënies të programit të studimit janë paraqitur si mëposhtë:
Pas përfundimit të suksesshëm të këtij programi studentët duhet të jenë në gjendje:
- Kuptojnë fushën e industrisë së pasurive të patundshme;
- Kuptojnë dhe të jetë në gjendje të interpretojnë ligjet, rregullat dhe rregulloret nën të cilat industria operon nga perspektiva menaxheriale;
- Kuptojnë modelet arkitektonike që i shtojnë vlerë pasurive të patundshme;
- Kuptojnë investimet dhe transaksionet financiare me pasuri të paluajtshme;
- Kuptojnë të drejtën e kontratave në fushën e pasurive të patundshme;
- Kuptojnë llojet e ndryshme të metodave të vlerësimit të pasurive të paluajtshme;
- Kuptojnë se si të aplikoni kanale të ndryshme të marketingut për të shitur produkte të pasurive të patundshme;
- Kuptojnë se si faktorët determinues si aspekti demografik, migrimi dhe planifikimi i hapësirës ndikojnë në çmimet e paluajtshmërive;
- Komunikojnë me kontabilistin në përgatitjen e pasqyrave financiare dhe departamentit financiar për llogaritjen e optimizmit të kostos për qëllime të brendshme;
- Vlerësojnë në mënyrë kritike kontratat e partneritetit publik-privat;
- Punojnë në ekipe në përgatitjen dhe ekzekutimin e projekteve të pasurive të patundshme dhe zhvillimit të infrastrukturës;
- Analizojnë në mënyrë kritike një dukuri të pasurive të patundshme përmes këndvështrimeve të ndryshme disiplinore;