Menaxhimi i cilësisë

Qasja e ESLG-së në përmirësimin e cilësisë bazohet në një proces të përgjegjshëm të vazhdueshëm që kërkon përmirësim të rezultateve në vazhdimësi. Kolegji ESLG identifikon akterët e tij (studentët, stafin, akterët e brendshëm dhe të jashtëm), proceset kryesore të përfshira në zbatimin e programeve dhe shërbimeve për studentët. Jo vetëm që merr pjesë në vetë-vlerësimin e lëndës dhe programit, por edhe vetëvlerësimi i proceseve të departamentit bëhet si pjesë e procesit të vazhdueshëm të planifikimit të departamentit dhe kolegjit. Hapi tjetër, përfshin vlerësimin e performancës kundrejt politikave dhe objektivave të përcaktuara, si dhe identifikimin e zbrastësirave dhe mangësive. Hapi tjetër i fundit përfshin raportin dhe rekomandimet për planin e përmirësimit, gjegjësisht për aktivitetet dhe politikat që mund të zbatohen për të adresuar sfidat e identifikuara.

 


Proceset e sigurimit të cilësisë në Kolegjin ESLG, në nivel të departamentit dhe programeve merren me të gjitha aspektet e planifikimit dhe implementimit të programeve, kështu që ato janë të dizajnuara për të përmirësuar cilësinë e shërbimit dhe implementimit të programeve, të cilat përfshijnë rishikimin e procedurave të cilësisë, qeverisjen, mësimdhënien dhe hulumtimin shkencor në program/departament, pranimin e studentëve, progresin dhe diplomimin e tyre, përzgjedhjen e stafit, rekrutimin dhe zhvillimin, shërbimet e mbështetjes së studentëve, infrastrukturën fizike dhe pajisjet, si dhe ndërgjegjësimin e publikut për misionin e programit.

 


Kolegji ESLG ofron procedura për hartimin, rishikimin dhe miratimin e programeve të reja dhe ekzistuese siç parashikohet me Rregulloren dhe procedurën për zhvillimin/rishikimin dhe miratimin e kurrikulave të reja dhe ekzistuese. Përfaqësuesit e studentëve, stafi akademik dhe përfaqësuesit e industrisë janë të përfshirë në proceset e dizajnimit, rishikimit dhe miratimit të kurrikulave të reja dhe ekzistuese.

 


Proceset e sigurimit të cilësisë në Kolegjin ESLG dhe nivelin e programit janë dizajnuar në atë mënyrë që të implementohen gjatë gjithë ciklit jetësor të programit për të siguruar cilësi, superioritet dhe qëndrueshmëri në ofrimin e programit studimor. Proceset e sigurimit të cilësisë marrin parasysh hapat si në vijim: (1) Angazhimin e palëve të interesuara, (2) Planin e Implementimit dhe Strategjisë së Programit dhe Departamentit, (3) Menaxhimin e Programit Studimor dhe Departamentit, (4) Mësimdhënien, Mësimnxënien dhe Hulumtimin, dhe (5) Menaxhimin e Programit të Burimeve Njerëzore të Programit dhe Departamentit dhe (6) Informacionin Publik. Rezultatet e hulumtimit të sigurimit të cilësisë të përshkruara në Raportin Vjetor të Sigurimit të Cilësisë pasohen nga një Plan i Përmirësimit të Cilësisë për vitin pasues dhe Planin Vjetor të Zhvillimit të Departamentit /Programit.



Departamenti bën vlerësimin periodik të programit një herë në tre vjet. Procesi i vlerësimit rishikon rezultatet e mësimnxënies së programit, metodologjinë e mësimdhënies së programit, vlerësimin, hulumtimin dhe lëndët e tij. Procesi i vlerësimit, gjithashtu rishikon rezultatet e mësimnxënies së programit dhe mat ndikimin e tyre në suksesin e të diplomuarve dhe në industri dhe komunitet.



Vlerësimi periodik shqyrton në mënyrë të veçantë rezultatet e mësimnxënies së programit studimor, metodologjinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies, metodat e vlerësimit dhe provimit, hulumtimin dhe planprogramin e lëndës në veçanti. Vlerësimi periodik gjithashtu mat ndikimin e programit studimor në suksesin dhe progresin e të diplomuarve dhe ndikimin në industri dhe komunitet. Procesi i vlerësimit periodik zhvillohet në tri faza: vetëvlerësimi i programit studimor, zhvillimi i strategjisë së programit dhe hartimi i një dokumenti të rishikuar strategjik. Procesi përfshin vetëvlerësimin e programit, zhvillimin e planit strategjik të programit dhe përbëhet nga: vetëvlerësimi i programit, strategjia e programit dhe dokumenti i propozuar për rishikim. Kryesuesi i departamentit, anëtarët e stafit akademik, përfaqësuesit e studentëve, përfaqësuesit e klubit alumni dhe përfaqësuesit e industrisë marrin pjesë në vetëvlerësimin e rezultateve të mësimnxënies së programit, suksesin akademik, punësimin e të diplomuarve dhe ndikimin në industri.




Kolegji ESLG gjithashtu kryen seanca dëgjimore me një mostër më të gjerë të studentëve dhe jo vetëm me studentët që përballen me probleme dhe sfida gjatë studimeve. Gjithashtu, seancat dëgjimore me një mostër më të gjerë të studentëve dhe jo vetëm me studentët përfaqësues mbahen gjithashtu për qëllim të procesit të vetëvlerësimit të programeve dhe institucionit çdo tre deri pesë vjet. Procesi i vetëvlerësimit realizohet në pajtim me Rregulloren për Vlerësim dhe Vetëvlerësim të Kolegjit ESLG.


Sistemi dhe proceset e sigurimit të cilësisë udhëzohen nga Manuali i Sigurimit të Cilësisë së Kolegjit ESLG.

 

Kolegji ESLG është i vetmi institucion i cili publikon Raportin e Vetëvlerësimit bazuar në standardet e Manualit të Brendshëm të Sigurimit të Cilësisë.


Kolegji ESLG është i vetmi institucion i cili e ka internalizuar cilësinë dhe kultivon një kulturë të fuqishme të cilësisë në mënyrë autonome pavarësisht vlerësimeve të jashtme, të cilat ndodhin çdo tre deri në pesë vjet nga Agjencia Kosovare e Akreditimit dhe Këshilli i Lartë i Cilësisë së Sllovenisë  (NAKVIS). Në këtë drejtim Kolegji ESLG është i vetmi institucion i cili kryen vetëvlerësim bazuar në standardet e brendshme të cilësisë sipas manualit të brendshëm dhe e bën çdo gjë transparente.

Kolegji ESLG ka zhvilluar një sistem të pavarur të sigurimit vetanak të cilësisë dhe e ka implementuar atë në praktikë. Krahas rishikimeve vjetore të cilësisë, Kolegji ESLG zhvillon seanca dëgjimore me studentë me një mostër më të gjerë të qëllimshme dhe harton Raportin e Vetëvlerësimit bazuar në standardet vetanake të cilësisë të parashikuara me Manualin e Sigurimit të Cilësisë.



Kolegji ESLG është i vetmi institucion që kultivon kulturë të brendshme të cilësisë. Kolegji ESLG nuk vepron në pajtim me standardet e brendshme të cilësisë por beson në to dhe në idetë që përkrahin këto standarde.

ESLG ka një kulturë të fuqishme të auditimit dhe një komunitet të fuqishëm të brendshëm auditues dhe kur nuk vetë-kënaqet në aspektin akademik me atë çka ka arritur me programet e veta unike studimore.

ESLG asnjëherë nuk vetë-kënaqet dhe nuk vetë-lavdërohet për aktivitetet e veta dhe në Raportet e Jashtme të Vetëvlerësimit dhe Raportin e Brendshëm të Vetëvlerësimit mund të shihet se Kolegji ESLG reflekton në mënyrë kritike gjithashtu dobësitë e saj dhe jo vetëm fuqitë siç shumica e institucioneve e bëjnë. Njohja e mangësive dhe të qenurit vetë kritik në Analizën SWOT dhe në Vetëvlerësimet e bazuar në rezultatet e mësimnxënies e bën ESLG të ketë përparësi konkurruese në aspektin e menaxhimit të cilësisë.

Si pjesë e kulturës së cilësisë, stafi i Kolegjit ESLG në formë të vazhdueshme kërkon të përmirësojë punën shkencore dhe mësimdhënien në pajtim me nevojat e punëdhënësve dhe studentëve e cila gjë realizohet nëpërmjet të vetëvlerësimeve individuale dhe planeve individuale zhvillimore të stafit akademik.
 

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Konkurs pë regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2022-2023

Në bazë të vendimit të rektorit të Kolegjit ESLG Nr.prot. 1678, të...më shumë...

Të drejtat e studentëve

Të drejtat e studentëve si pjesë e projektit "Rritja e pjesëmarrjes së...më shumë...

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme të sigurimit të cilësisë në Kosovë

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme...më shumë...