Këshilli Industrial

Këshilli Industrial i Kolegjit ESLG ka dy qëllime të gjera:



- Të këshillojë Kolegjin në dizajnimin e kurrikulës dhe për të përmirësuar punësueshmërinë e të diplomuarve;
- Të rris përfshirjen e jashtme në hulumtim;


Përbërja e Këshillit Industrial është si në vijim:


1.    Gent Sejdiu (Kryesues), Drejtor i Kosovo Realty Group LLC dhe Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Vlerësuesve të Paluajtshmërive të Kosovës (përfaqësues i sektorit privat);
2.    Besa Zogaj Gashi (Anëtare), Drejtoreshë Ekzekutive e Institutit për Ekonominë e Tregut të Lirë dhe ish Zëvendës Ministre e Zhvillimit Ekonomik (përfaqësuese e shoqërisë civile);
3.    Bajram Hoxha (Anëtar), Drejtor i Hoxha Invest Group (përfaqësues i sektorit privat);
4.    Shkëlzen Morina (Anëtar), Kryesues i Bordit Mbikëqyrës për Licencimin e Vlerësuesve të Paluajtshmërive dhe Drejtor i Departamentit të Tatimit në Pronë, Ministria e Financave e Republikës së Kosovës (përfaqësues i institucioneve publike);
5.    Dhurata Hoxha (Anëtare), Ish Ministre e Drejtësisë dhe Ish Ministre e Integrimit Evropian e Republikës së Kosovës;



Qëllimet specifike të Këshillit Industrial janë:



•    Të përmirësojë punësueshmërinë dhe shkathtësitë e nivelit të lartë të studentëve;
•    Të eksplorojë mënyrat në të cilat si studentët gjithashtu edhe stafi mund të rrisin kuptueshmërinë e tyre se si funksionon sektori privat në Kosovë dhe çka punëdhënësit nëë Kosovë presin nga të diplomuarit në aspektin e mentalitetit të punës, profesionalizmit dhe motivimit;
•    Të eksplorojë mënyrat se si palët e interesuara munden të japin mendimet e tyre sa i përket ofrimit të mundësisë të kryerjes së punës dhe përvojës praktike për studentë dhe ofrimit të këshillave të jashtme në dizajnimin e kurrikulës;
•    Të eksplorojë fushat e ndryshme të bashkëpunimit në projekte hulumtuese ndërmjet të Kolegjit, institucioneve publike, sektorit privat dhe shoqërisë civile në të cilat përfshihen fuqimisht studentët dhe burimet e stafit të Kolegjit;
•    Të ofrojë këshilla për kahun e ardhshëm që duhet të ndërmerr Kolegji;
•    Të komercializojë rezultatet e përbashkëta të punës hulumtuese;


Këshilli Industrial takohet dy herë në vit. Procesverbalet e takimeve të Këshillit Industrial mund të shkarkohen mëposhtë:

 

Procesverbali i mbledhjes së Këshillit Industrial Dhjetor 2019;

- Procesverbali i mbledhjes së Këshillit Industrial Qershor 2019;

- Procesverbali i mbledhjes së Këshillit Industrial Tetor 2018;

- Procesverbali i mbledhjes së Këshillit Industrial Shkurt 2018;

- Procesverbali i mbledhjes së Këshillit Industrial Qershor 2017;


 

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Konkurs pë regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2022-2023

Në bazë të vendimit të rektorit të Kolegjit ESLG Nr.prot. 1678, të...më shumë...

Të drejtat e studentëve

Të drejtat e studentëve si pjesë e projektit "Rritja e pjesëmarrjes së...më shumë...

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme të sigurimit të cilësisë në Kosovë

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme...më shumë...