Vlerësimi
Vlerësimi i studentëve rregullohet me Rregulloren për Vlerësimin dhe Progresin e Studentëve.
Vlerësimi i studentëve është i vazhdueshëm dhe metoda e vlerësimit përcaktohet qartë në planprogramin e lëndës.
Studenti ka të drejtë në tre provime gjithsejt.
Gjatë riprovimit, përqindjet e arritura nga vlerësimi i vazhdueshëm resetohen dhe vetëm përqindjet e arritura gjatë riprovimit do të merren parasysh për notim gjatë rivlerësimit.
Metodat e vlerësimit gjatë vlerësimit të vazhdueshëm janë:
- Esetë;
- Detyrat hulumtuese;
- Puna në projekt;
- Provimet me raste të studimit;
- Aktiviteti interdisiplinar;
- Provimet finale;
Provimet finale mbahen në klasë (Libra të Hapur dhe Libra të Mbyllur) dhe Provime në Shtëpi.
Në rast të detyrave hulumtuese si pjesë e vlerësimit të vazhdueshëm, profesorët ofrojnë komente deri në dy herë në formë të komenteve substanciale me qëllim që studentëve t'u ofrohet mundësi që të arrijnë një notë më të lartë.
Procesi i vlerësimit dhe përzgjedhja e llojeve të vlerësimit udhëzohet nga Udhëzimet për Vlerësim të Studentëve të Kolegjit ESLG
Para mbajtjes së provimit final, Seanca përgatitore për provim mbahet.