Financimi i hulumtimit
Financimi i hulumtimit ndodh në format si në vijim:
- Granteve të jashtme hulumtuese;
- Grantet e brendshme hulumtuese, që përbëjnë 15 % të buxhetit institucional;
- komercializimi i rezultateve hulumtuese për sektorin privat;
- hulumtimi kontraktual;
- grante për dorëzim;
- mbështetje për udhëtime në konferencë;
- asistenca studimore universitare;
Deri më tani, Kolegji ESLG ka përfituar nga financimi hulumtues si në vijim:
- grantet e jashtme hulumtuese siç është projekti SEEB/Programi HERD dhe projekti OSCAR;
- grantet hulumtuese të brendshme për profesorët të cilët përfshijnë studentët në publikimin e rezultateve hulumtuese në revistat me impakt faktorë;
- komercializimi i rezultateve hulumtuese siç është Studimi i Tregut të Paluajtshmërive i implementuar së bashku me Kosovo Realty Group për bankën udhëheqëse në bankën ProCredit, kompanive të vlerësimit të paluajtshmërive dhe kompanive për zhvillimin e paluajtshmërive;
- hulumtimi kontraktual për kompanitë si ProCredit Bank, ACHRO LLC, Apollonia, Diamonds Group LLC, Montis LLC etj.
- grantet për dorëzim për artikujt në Konferencën CIRRE;
- mbështetja për udhëtime në konferencën CIRRE;
- asistenca studimore universitare e cila ka ndodhur për publikimin e artikujve hulumtues në revistat shkencore me impakt faktorë siç është Facilities dhe Journal of Property Management
Shpenzimet e hulumtimit janë të zbërthyera si në vijim:
a. Pjesëmarrja në konferencën CIRRE;
b. Pjesërmarrja në konferenca në nivel rajonal;
c. Pjesëmarrja në konferenca ndërkombëtare si Kongresi Botëror i Ndërtesave;
d. Qasja në platforma hulumtuese;
e. Publikimi në revistat me rencenzurë ndërkombëtare me faktorë ndikimi;
f. Granti i Përkrahjes së Hulumtuesve të Rinjë;
g. Granti i Përkrahjes së Zhvillimit të Hulumtuesit Kryesor;
Buxheti i hulumtimit për periudhën 2017-2020 është paraqitur këtu.
Buxheti i planifikuar për hulumtim për periudhën 2021-2026, e cila është e bashkërenduar me Strategjinë Pesë Vjeçare dhe Planin Strategjik mund të gjendet këtu.
Në kuadër të Grantit për Përkrahje të Hulumtuesve të Rinjë tre artikuj janë publikuar në revista me ndikim të lartë në vitin 2019 të paraqitura mëposhtë:
-
HOXHA, Visar, and SHALA, Fjolla, "The benefits and challenges of
sustainable buildings in Prishtina, Kosovo", Facilities , 2019, Vol. 37
No. 13/14, pp. 1118-1152. https://doi.org/10.1108/F-08-2018-0097
-
HOXHA, Visar and SADIKU, Sara, “Study of factors influencing the
decision to adopt the blockchain technology in real estate transactions
in Kosovo”, Journal of Property Management, 2019, Vol. 37 No. 5, pp.
684-700, https://doi.org/10.1108/PM-01-2019-0002
- HOXHA, Visar
and ZEQIRAJ, Emblema, “The impact of Generation Z in the intention to
purchase real estate in Kosovo”, Journal of Property Management, 2019,
Vol. 38 No. 1, pp. 1-24,
https://www.emerald.com/insight/content/doi/10.1108/PM-12-2018-0060/full/html
Katër hulumtuesit e rinjë kanë përfituar nga Granti për Përkrahje të Hulumtuesve të Rinjë si Sara Sadiku, Emblema Zeqiraj, Fjolla Shala dhe Mendim Blakaj.
Nga Granti për Përkrahje të Zhvillimit të Hulumtuesit Kryesor ka përfituar Profesori Hoxha i cili vetëm në vitin 2019 ka publikuar 6 artikuj shkencor me faktorë të lartë ndikimi.
Dy shembuj të outputit hulumtues të publikuar në kuadër të komercializimit dhe hulumtimit të kontraktuar mund të shihet mëposhtë:
Hoxha, V., Hoxha, D. and Hoxha, J. (2021), "Study of factors influencing apartment prices in Prishtina, Kosovo", International Journal of Housing Markets and Analysis, Vol. ahead-of-print No. ahead-of-print. https://doi.org/10.1108/IJHMA-08-2021-0086
Hoxha,
V., Hoxha, D. and Hoxha, J. (2021), "Current situation, challenges and
future development directions of facilities management in Kosovo",
Property Management, Vol. ahead-of-print No. ahead-of-print.
https://doi.org/10.1108/PM-05-2021-0034