Lajmet
Akreditimi 7 korrik 2010
Agjencia e Akreditimit e Kosovës ka vendosur të akreditojë programin bachelor në Juridik me fokus në BE dhe programin bachelor në menaxhimin e patundshmërive dhe infrastrukturës. Agjencia e Akreditimit e Kosovës lavdëroi programet unike si për Kosovën ashtu edhe për rajonin. More më shumë
Ora informative 7 qershor 2010
Rektori i ESLG-së Prof.Dr.Dimitrij Rupel (ish Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë dhe ish kryesues i Presidencës së BE-së) mbajti një orë informative me studentët potencial, ku ai theksoi rëndësinë e transferit të njohurive nga Sllovenia në Kosovë në përpjekjet e shtetit të ri për tju bashkuar familjes euroatlantike. Rektori Rupel ceku se ofrimi i këtyre programeve të cilat janë të akredituara në Slloveni është mënyra më e mirë për ta bërë këtëmë shumë
Emërimi i Rektorit
Bordi i ESLG-së ka vendosur të emërojë Prof.Dr.Dimitrij Rupel Rektor të ESLG-së. Prof.Rupel e pranoi këtë emërim dhe deklaroi se do të bëjë çdo gjë që është në fuqitë e tij për të ndërkombëtarizuar ESLG-në dhe programet e saj. Prof.Rupel ka shërbyer si ministër i punëve të jashtme i Sllovenisë dhe ka qenë Kryesues i Presidencës së BE-së për gjashtë muaj. më shumë

Seminar mbi pavarësinë e Kosovës 2 dhjetor 2009
Fakulteti Evropian i Drejtësisë nga Nova Gorica i cili është institucioni amë i ESLG-së organizoi seminarin me titull Pavarësia e Kosovës nga këndvështrimi i të drejtës ndërkombëtare dhe njohjet e mëtutjeshme. Folësit në këtë seminar ishin Prof.Dr.Dimitrij Rupel, Prof.Dr.Peter Jambrek, Prof.Dr.Miha Pogacnik, Prof.Dr.Esat Stavileci, dhe Prof.Dr. Arsim Bajrami. Folësit përfunduan se procesi i pavarësisë së Kosovës është i pakthyeshëm dhe procesi i ligjshmërisë së Kosovës para GJND-së nuk do të ndikojë në funksionet vitale të shtetit të Kosovës. më shumë