Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës - Bachelor

Misioni i programit është të ofrojë arsimim të cilësisë së lartë duke zhvilluar njohuri të zbatueshme dhe aftësi unike që u shërbejnë të diplomuarve dhe punëdhënësve në tregun e punës në industrinë e ndërtimit, duke kontribuar në frymën e ndërmarrësisë dhe rritjen e qëndrueshme të industrisë.

Qëllimi kryesor strategjik i programit është të zhvillojë aftësi dhe njohuri unike për një menaxhim efektiv dhe profesional të çështjeve ligjore, investimeve dhe transaksioneve të pasurive të patundshme duke u bërë shtytësit e ndryshimeve të industrisë së ndërtimeve.

Qëllimi tjetër strategjik i programit nën vlerësim është pajisja e studentëve me aftësi ndërdisiplinore që mund të transferohen shumë lehtë nga një sektor në tjetrin brenda industrisë së ndërtimit, si një nga kontribuesit më të mëdhenj në rritjen e BPV-së, investimeve të huaja të drejtpërdrejta dhe punësimit në Republikën e Kosovës.

Misioni i programit korrespondon me misionin e përgjithshëm të Kolegjit ESLG në atë mënyrë që njohuritë e zbatueshme dhe aftësitë unike që u shërbejnë të diplomuarve dhe punëdhënësve në tregun e punës të industrisë së ndërtimit, duke kontribuar në frymën e ndërmarrësisë dhe rritjen e qëndrueshme të industrisë mund të zhvillohen vetëm përmes ofrimit të të arsimit të cilësisë së lartë në fushën e Menaxhimit të Pasurive të Paluajtshme përmes metodologjisë unike të mësimdhënies dhe lëndëve unike që lidhen fort me nevojat e tregut të punës të sektorit të ndërtimtarisë.

Objektivat kryesore të programit të studimit janë paraqitur si mëposhtë:

  •  Të zhvillojë aftësi dhe njohuri unike për menaxhimin efektiv dhe profesional të çështjeve ligjore, investimeve dhe transaksioneve të pasurive të patundshme duke u bërë shtytësit e ndryshimeve të industrisë;
  • Pajis studentët me aftësi interdisiplinare që mund të transferohen lehtësisht nga një sektor në tjetrin brenda industrisë së ndërtimit si një nga kontribuesit më të mëdhenj në rritjen e BPV-së, investimeve të huaja të drejtpërdrejta dhe punësimit në Republikën e Kosovës;
  •  Të aftësojë studentët të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në një spektër disiplinash në fushën e ligjit të pasurive të patundshme, ekonomisë dhe financave të pasurive të patundshme, vlerësimin e pasurive të patundshme, regjistrimin e pasurive të patundshme dhe menaxhimin e infrastrukturës;
  •  Të aftësojë studentët të fitojnë njohuri dhe aftësi në hartimin dhe zbatimin e infrastrukturës komunale, energjetike dhe rrugore në projekte të ndryshme të zhvillimit të pasurive të paluajtshme;
  • Të aftësojë studentët që të kuptojnë faktorët kryesor determinues që ndikojnë në tregun dhe çmimin e paluajtshmërive si aspekti demografik, të ardhurat për kokë banori dhe normat e interesit;
  • Të aftësojë studentët të fitojnë njohuri në menaxhimin, mirëmbajtjen dhe funksionimin e objekteve;
  •  Të zhvillojë pasion te studentët për kërkime dhe inovacione në fushën e menaxhimit të pasurive të paluajtshme në mënyrë që ata të bëhen shtytësit e ndryshimeve të industrisë;



Rezultatet e synuara të mësimnxënies të programit të studimit janë paraqitur si mëposhtë:

Pas përfundimit të suksesshëm të këtij programi studentët duhet të jenë në gjendje:

  • Kuptojnë fushën e industrisë së pasurive të patundshme;
  • Kuptojnë dhe të jetë në gjendje të interpretojnë ligjet, rregullat dhe rregulloret nën të cilat industria operon nga perspektiva menaxheriale;
  • Kuptojnë modelet arkitektonike që i shtojnë vlerë pasurive të patundshme;
  • Kuptojnë investimet dhe transaksionet financiare me pasuri të paluajtshme;
  • Kuptojnë të drejtën e kontratave në fushën e pasurive të patundshme;
  • Kuptojnë llojet e ndryshme të metodave të vlerësimit të pasurive të paluajtshme;
  • Kuptojnë se si të aplikoni kanale të ndryshme të marketingut për të shitur produkte të pasurive të patundshme;
  • Kuptojnë se si faktorët determinues si aspekti demografik, migrimi dhe planifikimi i hapësirës ndikojnë në çmimet e paluajtshmërive;
  • Komunikojnë me kontabilistin në përgatitjen e pasqyrave financiare dhe departamentit financiar për llogaritjen e optimizmit të kostos për qëllime të brendshme;
  • Vlerësojnë në mënyrë kritike kontratat e partneritetit publik-privat;
  • Punojnë në ekipe në përgatitjen dhe ekzekutimin e projekteve të pasurive të patundshme dhe zhvillimit të infrastrukturës;
  • Analizojnë në mënyrë kritike një dukuri të pasurive të patundshme përmes këndvështrimeve të ndryshme disiplinore;


 

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Konkurs për regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2020-2021

Kolegji ESLG shpall konkurs për regjistrimin e studentëve për vitin akademik...më shumë...

Akademia Verore 2020

Akademia Verore me temën kryesore: “Sustainability and Real Estate Management” do...më shumë...

Kolegji ESLG dhe IETL me marrëveshje bashkëpunimi

Kolegji ESLG dhe Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë nënshkruan...më shumë...