Mbrojtja e temës master Besnik Vrella
Më 2 tetor 2015 kandidati Besnik Vrella mbrojti me sukses temën e diplomës master pranë programit Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës (MA) në Kolegjin ESLG me titull Kontratat e shërbimeve mjet për të siguruar cilësi në menaxhimin e objekteve. Komisioni për Mbrojtjen e Temës së Diplomës është Profesor Asistent Dr. Visar Hoxha (Kryetar), Prof. Dr. Tore Haugen (Anëtar), Prof. Dr. Alenka Temeljotov Salaj (Anëtare) dhe Prof. Svein Bjoerberg (Mentor/Anëtar).