Pse të studiohet në ESLG

Filozofia e mësimdhënies së ESLG është e bazuar në arritjen e kompetencave dhe jo e bazuar në përmbajtje. Profesorët e ESLG udhëzohen për mësimdhënie të bazuar në kompetenca nëpërmjet të dokumentit Udhëzues për Filozofinë e Mësimdhënien e Bazuar në Kompetenca. 

 

Kolegji ESLG është institucioni i parë i cili ka hartuar Politikën për Mësim të Thellë në Studimet Universitare 

 

Argumentet e fuqishme pse duhet studiuar në ESLG janë paraqitur mëposhtë:


•    Kulturë e fuqishme digjitale në përdorimin e softverëve në realizimin e projekteve të ndryshme studimore si Athena Impact Estimator, Ecotect, Ecoinvent, Risk Solver, Excel VBA;
•    Kulturë e fuqishme e qeverisjes digjitale të cilësisë nëpërmjet të anketave të lëndës të plotësuara krejt online në Sistemin Elektronik të Notave dhe vlerësimet e programit online si nga stafi ashtu edhe nga studentët;
•    Pikë e fortë në mësimdhënien e bazuar në hulumtimin elektronik veçanërisht sa i përket rishikimit të literaturës dhe qasjes në databaza të ndryshme nëpërmjet ESLG, UBT dhe Nova Univerza;
•    Mësimdhënia digjitale dhe mjetet ndihmëse digjitale të përfshira në planprogramin e lëndëve;
•    Kolegji ESLG në Coursera ku me mijëra lëndë munden të qasen nga studentët. Kolegji ESLG në këtë drejtim është duke punuar me Coursera që të ofrojë një video kurs online falas në fushën e vet të kompetencës si Ndërtesat e Qëndrueshme dhe të Mençura të Energjisë dhe Vlerësimi i Paluajtshmërive në gjuhën angleze dhe shqipe;
•    E-libraria përfshin të gjitha librat dhe leximet në gjuhën angleze për secilën lëndë përkatëse të planprogramit;
•    Kapaciteti adaptiv i Kolegjit ESLG kundrejt tranzicionit dhe transformimit të shpejtë digjital;
•    Që nga viti 2013, ESLG ka filluar me video ligjërata të profesorëve norvegjez që janë vendosur në E-Library dhe mësimdhënia me softver është inicuar fillimisht nga profesor Luca Finochiaro i NTNU-së në lëndët e Arkitekturës së Qëndrueshme;
•    Mësimdhënia për ndërtesat e mençura dhe qytetet e mençura si pjesë e planprogramit në ndërtesat e energjisë;
•    Të menduarit për zhvillimin e paluajtshmërive nga këndvështrimi i sistemeve të mençura dhe digjitale;
•    Qeverisja shumë përgjegjëse e mençur e programit duke filluar nga proceset e sigurimit të cilësisë, duke filluar nga analiza statistikore e të dhënave e deri te mësimdhënia digjitale. E vetmja mangësi është se ESLG përdor disa platforma në vend të një platforme të integruar totalisht digjitale.
•    Kapaciteti i fuqishëm i hulumtimit kuantitativ të ESLG me SPSS;
•    Fusha e re e hulumtimit e inicuar në përdorimin e teknllogjisë block-chain në transakcionet e paluajtshmërive që ka rezultuar në publikim;
•    Departamenti i Paluajtshmërive është duke punuar në hulumtim mbi citipreneur dhe mundësitë për zgjidhje të mençura në Kosovë;
•    Mësimdhënia në zhvillim të paluajtshmërive që në veti ka një ngjyrë të qeverisjes së bazuar në teknologji informative me fokus në sistemet e mençura të automatizuara, infrastrukturën e mençur dhe përdorimin e sistemeve BMS në Menaxhimin e Ndërtesave;
•    Teknologjia e realitetit virtual e UBT-së;
•    Bashkëpunimi i mençur i studentëve në projektet dhe detyrat hulumtuese duke shfrytëzuar softverin për të dekonstruaar një dukuri të paluajtshmërive;
•    Qasje në programin e plotë të E-mësimit të Nova Univerza e quajtur E-Univerza;
•    Kolegj me trasparencë të plotë e cila vendos gjithçka në faqen e internetit për të shkëmbyer informatat e plota me palët e jashtme si publike ashtu edhe private;
•    Vlerësimi digjital është pjesë e metodave të vlerësimit të parashikuara edhe me Udhëzimet për Vlerësim Efektiv;
 

Fjalimi i rektorit

Të dashur studentë!

Ju mirëpres të gjithëve në vitin e ri akademik! Si Kolegj ESLG presim me padurim që të bëhemi partner me juve në këtë udhëtim të përbashkët emocionues dhe kualitativ drejt zgjerimit të horizonteve të reja të dijes dhe shkencës. më shumë...

Welcome to

Konkurs pë regjistrimin e studentëve në vitin akademik 2022-2023

Në bazë të vendimit të rektorit të Kolegjit ESLG Nr.prot. 1678, të...më shumë...

Të drejtat e studentëve

Të drejtat e studentëve si pjesë e projektit "Rritja e pjesëmarrjes së...më shumë...

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme të sigurimit të cilësisë në Kosovë

Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme...më shumë...